· Asistent/e Shitjesh TEG+ Detajet
Asistent/e Shitjesh TEG
Detajet
Marka · Bershka, Stradivarius
Vendndodhja · TIRANA, ALBANIA
Gjuhët · English (High)
Përshkrimi
Asistentët tanë të shitjes luajnë një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një përvoje mikpritëse dhe frymëzuese për çdo klient. Në këtë rol, ju mbështesni aktivitetet e përditshme të dyqanit duke ndihmuar klientët, duke kryer shitje dhe kthime, duke përgatitur porositë online dhe duke mbajtur të organizuar hapësirën e shitjes dhe magazinën. Përvoja e Klientit është në qendër të këtij pozicioni. Vëmendja juaj ndaj detajeve dhe puna e mirë në ekip krijojnë një ambient ku klientët ndihen të vlerësuar dhe të mbështetur. Në të njëjtën kohë, angazhimi juaj ndaj Qëndrueshmërisë, Diversitetit dhe Shëndetit & Sigurisë ndihmon në ndërtimin e një vendi pune që pasqyron vlerat e INDITEX.
Kërkesat tona:
Vëmendje ndaj detajeve.
Krijimtari dhe iniciativë.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
-Çfarë ofrojmë ne?
Ofrojmë mundësi pune me kohë të pjesshme (25 orë) dhe me kohë të plotë (40 orë).
Kërkesat tona:
Vëmendje ndaj detajeve.
Krijimtari dhe iniciativë.
Përfitimet
Përfitoni 25% zbritje në të gjitha markat Inditex që në ditën që filloni punën.
Nuk jeni i sigurt se çfarë të vishni?Ne ofrojmë uniforma për të gjithë punonjësit në momentin që bëhen pjesë e ekipit.
Frymëzohuni dhe fuqizoni karrierën tuaj përmes mundësive të pafundme të rritjes.
Në Inditex ne besojmë dhe promovojmë diversitetin dhe kulturën gjithëpërfshirëse.
Në INDITEX, vlerësojmë fleksibilitetin në vendin e punës dhe nevojat e secilit, duke ndihmuar në krijimin e një balancë më të mirë mes jetës dhe punës.
Kurseni në udhëtimin për në punë falë përfitimeve të transportit, si biletat mujore të autobusit!
Hapat e ardhshëm
- 1.Gati për t 'u bashkuar me ne? Thjesht apliko më poshtë, duke specifikuar pozicionin e dëshiruar dhe duke ndarë detajet e përvojës, disponueshmërisë dhe vendndodhjes së preferuar të punës.
- 2.Pasi të kemi gjetur një mundësi të përshtatshme për ty, do të marrësh një email me një link në platformën tonë VideoAsk. Kjo do t 'ju japë mundësinë për të dhënë detaje të mëtejshme rreth vetes!
- 3.Nëse profili yt përshtatet me një nga pozicionet tona të lira aktuale, do të të kontaktojmë për të organizuar një intervistë. Thjesht sill buzëqeshjen tënde më të shndritshme dhe ji vetvetja. Kemi kënaqësinë t 'ju takojmë!
- 4.A përshtatesh? Ekipi ynë do të të kontaktojë përsëri për të të ofruar një pozicion në një nga dyqanet tona. Mezi po presim që ti t 'i bashkohesh ekipit tonë!